Barazim spektakolar mes Chelsea dhe Tottenham, por Conte dhe Tuchel gati kapen me grushte (VIDEO)

Chelsea nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në derbin ndaj Totenthamit, edhe pse ishte dy herë në avantazh. Një ndeshje spektakolare që solli shumë emocione, por dhe një sherr masiv mes Contes dhe Tuchel në fundin e ndeshjes.

Në minutën e 19-të, Koulibaly shënon një gol fantastik me një goditje fluturimthi brenda zonës pas një goditje nga këndi. Në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge”, mbrojtësi senegalez arrin që të shënojë.

Tottenham reagon në fraksionin e dytë duke gjetur barazimin në minutën e 68-të. Pierre-Emile Hojbjerg shënoi me një goditje të bukur nga distanca që shkoi në cepin e portës. Në këtë moment pati dhe një përplasje mes Contes dhe trajnerit të Chelsea-t, Tuchel.

10 minuta më pas ndërkohë Chelsea do të rigjente epërsinë me mbrojtësin James që shënoi. Në shtesë u aktivizua edhe Armando Broja, që bëri debutimin në “Stamford Bridge”. Gjithsesi në minutën e 5-të te shtesës, Tottenhami do të barazonte me Harry Kane, që shënoi me një goditje me kokë. Në fund sërish përplasje gati me grushte mes Contes dhe Tuchel, këtë herë e nisur nga gjermani./R.Lika-Koha Jonë/

https://kohajone.com/shenon-tottenhami-por-plas-keq-sherri-mes-contes-dhe-tuchel-video/

SHKARKO APP