Barazim spektakolar mes Napolit dhe Milanit, Giroud s’i mjafton kuqezinjve (VIDEO)

Napoli-Milan dhuruan spektakël në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në sfidën e javës së dhjetë të Serie A që u mbyll me barazimin 2-2. Pjesa e parë foli më shumë për “kuqezinjtë”, që do të gjenin dy gola me Giroud, në të dyja rastet me goditje me kokë.

Pjesa e dytë foli për Napolin, që rihapi sfidën në minutën e 50-të me Politanon, që shënoi pas një kalimi të bukur. Ndërkohë në minutën e 63-të Raspadori realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.

Në fundin e koës së rregullt, Natan mori kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Romeros, duke lënë vendasit me dhjetë lojtarë. Me këtë barazim Milani mbetet në vendin e tretë me 22 pikë, ndërkohë që Napoli ka 18 pikë.

SHKARKO APP