Barazim spektakolar mes Serbisë dhe Kamerunit, 3-3 (VIDEO)
Serbia dhe Kameruni kanë luajtur një duel spektakolar që do të mbyllej në shifrat 3-3. Pavarësisht dominimit të serbëve në minutat e para, Kameruni do të kalonte në avantazh në minutën e 29-të me një gol të shënuar me kokë nga Castelleto.
Serbia ndërkohë do të reagonte maft mirë duke përmbysur gjithçka në fundin e pjesës së parë. Pavlovic dhe Milinkovic-Savic do të shënonin dy gola të shpejtë duke shokuar kamerunasit.
Në fillimin e pjesës së dytë, Mitrovic thelloi avantazhin e skuadrës së tij, pasi mori një asist nga Zivkovic. Pra Serbi-Kameruan 3 me 1. Por Kameruni ndërkohë do të zgjohej disa minuta më pas duke shënuar dy gola për dy minuta.
Në minutën e 64-t, sapo hyri në fushën e lojës, Vincent Aboubakar realizoi një gol shumë të bukur me parabël përballë portierit. Fillimisht u mendua për pozicion jashtë loje, por VAR konfirmoi golin si të rregullt. Dy minuta më pas Aboubakar u bë sërish protagonist duke shërbyer për Choupo-Moting që do ta kishte të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.
Të dyja skuadrat marrin pikën e parë në Katar 2022 dhe rrezikojnë shumë për në fazën tjetër. /R.Lika-Koha Jonë/