Barazim spektakolar mes Tiranës dhe Teutës, Lloçi shtang bardheblutë

Tirana dhe Teuta dhurojnë spektakël, por nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. Në minutën e 25-të, ishte Regi Lushkja, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndali topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Ahmatajt.

Në pjesën e dytë, Abazaj nuk gaboi, teksa këtë herë me portën e boshatisur realizoi të dytin. U duk një fitore e lehtë për Tiranën, por ndodhi e kundërta.

Në minutën e 58-të, trajneri Martini hedh në fushë Matias Lloci dhe ishte pikërisht mesfushori që ndryshoi rrjedhën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht 23-vjeçari shënoi në minutën e 80-të, ndërsa dy minuta më vonë, barazoi shifrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë barazim, Tirana mban vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e fundi me 17 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?