Barazimi i Kosovës në Basel, Kurti: Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje!

Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur krenarinë e tij teksa tha se Kosova në përballje me Zvicrën “përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë”.

“Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026”, shkroi kreu i qeverisë.

Ndërsa Zvicrës, Kurti ia uroi kualifikimin në EURO 2024.

Zvicra dhe Kosova barazuan mbrëmë me rezultat 1-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

SHKARKO APP