Barazimi i parë në Katar 2022, Amerika bën “paqe” me Uellsin e Bale (VIDEO)

Amerika dhe Uellsi zhvillojnë një betejë në Katar në stadiumin “Ahmad bin Ali Stadium”, por në fund detyrohen të marrin nga 1 pikë. Dueli përfundoi në shifrat 1-1, duke qenë barazimi i parë në këtë Kupë Bote.

Pjesa e parë foli më shumë për Amerikën që do të gjente dhe golin e avantazhit. Në minutën e 36-të, pas një aksioni shumë të mirë, Pulisic shërben një asist për Weah, i cili bën gjithçka mirë përballë portierit.

Në pjesën e dytë Uellsi është më i qartë dhe më i rrezikshëm kryesisht nga goditjet standarde. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt Bale fiton penallti pas një faulli të mbrojtësit Zimmerman. Nga pika e bardhë ylli uellsian do ta dërgonte fortë në cepin e portës duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit.

Pas këtij barazimi, në Grupin B, udhëheq Anglia me 3 pikë, e ndjekur nga Amerika dhe Uellsi me nga 1. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP