Barazimi me Shqipërinë, Luka Modriç i zhgënjyer: Nuk e kuptova pse u tërhoqëm…

Luka Modriç është i zhgënjyer nga ndeshja që bëri skuadra e tij përballë Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Kapiteni i kroatëve, pas ndeshjes theksoi se nuk kuptonte pse skuadra ishte tërhequr në fund duke i dhënë hapësira kuqezinjve.

”Në pjesën e parë, ne nuk ishim mirë, e nisëm ndeshjen edhe më keq, ata na shënuan dhe ishte e vështirë të luanim. Trajneri bëri ndryshime në pushimin e ndeshjes dhe kjo solli ndryshimin për mirë. Ne luajtëm mirë deri në 5-10 minutat kur ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di. I lejuam të krijonin dy apo tre mundësi dhe ata shënuan.

Pjesa e dytë është padyshim mënyra se si duhet të luajmë. Ishte shumë mirë, por ne u ngutëm dhe humbëm topin pasi morëm avantazhin 2-1. I lejuam shumë hapësirë dhe më pas ata na ndëshkuan. Zëvendësimet na dhanë një marsh më shumë, dolëm në fushë shumë më të përfshirë dhe luftarakë. Ne bëmë presing mirë, ata nuk mund të dilnin jashtë zonës së tyre, çdo top ishte i yni.

Tani duhet të mundim Italinë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk di të them nëse një fitore dhe 4 pikë do të na mjaftojnë në raundin tjetër. Ne besojmë se mund të fitojmë nëse luajmë si në pjesën e dytë, për të mos thënë më mirë.

Italia është një kombëtare e madhe, ata janë të organizuar mirë, duhet të jemi edhe më mirë. Është mëkat që u tërhoqëm dhe i lejuam një gol Shqipërisë. Çdo gjë varet përsëri nga ne, e dimë se çfarë duhet bërë”, përfundoi Modriç fjalët e tij para mediave.

SHKARKO APP