Barazimi pa gola me Gjeorgjinë, Reja: Luajmë me 3 në mbrojtje se ka qejf Gjimshiti. Broja sot kishte probleme
”Jam i kënaqur me Asllanin, ka treguar personalitet, nuk ka frikë në fushë. Po përpiqem të gjej lojtarë të rinj, ti afroj dhe ta bëj skuadrën më kompetitive. Në miqësore është e rëndësishme të fitosh lojtarë të rinj. Duhet pak kohë, për t’u integruar. Edhe Vrioni bëri mirë, por i duhet kohë”.
Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja, flet pas barazimit pa gola me Gjeorgjinë, ku edhe bën një analizë paraprake. Po ashtu tranjeri foli edhe për Brojën dhe Asllanin. “Broja nuk ishte në ditën e tij më të mirë, Kishte probleme në kavilja. Kur ndez dritat është i papërmbajtshëm, por nuk është lojtar për miqësore. Ka nevojë për stimuj më të madhej. Për skuadra më cilësore. Edhe Asllani edhe Gjasula luajnë në të njëjtin pozicion, përpara mbrojtjes. Ka pasime shumë të mira. Ndonjëherë është shumë i shpejtë dhe lojtar i rëndësishëm. Do të ketë një karrierë të madhe sipas meje”.
Për skemën me 3 mbrojtës, Reja ja kalon “fajin” Gjimshitit, teksa thotë se ashtu i pëlqen mbrojtësit të Atalanta-s. Trajneri befason edhe më shumë kur thotë se lojtarët duhet ta vendosin vetë se kush duhet të ekzekutojë goditjet e dënimit. “Janë 2-3 lojtarë që godasin, Çekici, Manaj dhe Bajrami. Dikush është me egoist dikush më pak. Duhet ta zgjidhin mes tyre”.