Barça “katastrofë” me Malagan, Neymar: Messi është më i mirë se Ronaldo!
Juanmi shënoi në 7 golin e parë dhe të vetëm të takimit ndaj Barcelonës në Kamp Nou. Skuadra e Malaga në qiellin e shtatë, ndërsa Barça humb shansin më ideal për t’u ngjitur në krye të klasiifkimit, duke qenë se ndiqte Real Madrid vetëm me një pikë dhe të besuarit e Carlo Ancelottit do të luajnë nesër në fushë të Elche. Nëse fiton Reali, Barcelona merr një goditje të dytë të fortë, në pretendimet e saj për titullin kampion në La Liga. Thuajse të pafuqishëm Leo Messi, Luis Suarez apo Neymar, treshja e artë sulmuese, që pavarësisht volumit dhe rasteve nuk gjetën dot rrugën e rrjetës. Sakaq, edhe pse trajneri Luis Enrique u përpoq të aktivizonte m tepër sulmues në pjesën e dytë, me qëllim që të gjente me çdo kusht fitoren, Barça përfundimisht humbet, 0-1, me Malaga. Para ndeshjes Neymar nuk kishte dyshime dhe nuk ngurronte të përsëriste se shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi është më i mirë se rivali i tij, fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Por sa objektiv është ai? Ky është sezoni i dytë që sulmuesi brazilian, po luan përkrah Messit në “Camp Nou” dhe bashkëpunimi mes tyre ka qenë impresiv në ecurinë prej 11 fitoresh radhazi të katalanasve. Seria e fitoreve të Barçës ka sjellë ringritjen e Leo Messit, që kërkon për t’u rivlerësuar si futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se Ronaldo u nderua në fillim të vitit për të dytën herë radhazi me Topin e Artë. Neymar jo vetëm që beson se çmimi më prestigjioz individual shkoi për futbollistin e gabuar, por mendon se Messi është futbollisti më i mirë që ai ka parë në fushën e futbollit në 23 vitet e fundit. – “Messi është futbollisti më i madh që unë kam parë të luajë ndonjëherë,”, – deklaroi Neymar, duke shtuar se “Së bashku me Ronaldon ata janë më të mirët, por Leo është miku im, dhe për mua ai është më i miri nga të dy”. Neymar këtë sezon beson se Barcelona mund të fitojë gjithçka. –“Shpresoj që ne të fitojmë La Liga dhe Championsin”, – deklaroi Neymar, duke këmbëngulur se Barça nuk ka preferenca dhe i kërkon të gjithë trofetë.
La Liga – Java e 24-ët
Të premten
Getafe – Espanyol 2-1
Të shtunën
Barcelona – Malaga 0-1
18:00 Cordoba – Valencia
20:00 Atletico M. – Almeria
22:00 D. La Coruna – Celta Vigo
Të djelën
12:00 Real S. – Sevilla
17:00 Athletic B. – Rayo V.
19:00 Vilarreal – Eibar
21:00 Elche – Real M.
Të hënën
20:45 Levante -Granada
Real M. 57
Barcelona 56
Atletiko M. 50
Valencia 47
Sevilla 45
Vilarreal 41
Malaga 38
Espanyol 29
Celta Vigo 28
Eibar 27
Getafe 26
Rayo V. 26
Real S. 24
Athetic B. 24
D. La Coruna 24
Almeria 23
Elche 23
Granada 19
Levante 19
Cordoba 18
KOHA JONË SONDAZH

