Barcelona – 4 nga Reali, “e papranueshme!” Braida në Torino për Pogba
Barcelona humbi 1-0 me Malaga në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll dhe u shkëput katër pikë nga Reali i Madridit, që fitoi 0-2 në Elche. Kjo humbje i komplikon shanset e katalanasve për titullin kampion, si dhe u dha një goditje të fortë ambicjeve për të fituar Champions League, në prag të përballjes me Manchester Citu, për një vend në çerekfinale të këtij edicioni. Kësisoj, e teksa Barçka ka udhëtuar drejt Manchesterit për përballjen e së martës në mbrëmje, drejtori sportiv i skuadrës katalanase, Arieda Braida, po mendon të përgatis që tani transferimin e radhës dhe të bujshëm të Barcelonës, deri në momentin kur kësaj skuadre t’i lejohet transferimi i lojtarëve. Braida, sipas medieve spanjolle, nesër do të udhëtojë për në Torino ku do të takohet me zyrtarët e lartë të Juventus. Blerja e Paul Pogba do të jetë temë diskutimi mes Braidas dhe drejtuesve juventinë. Braida e sheh Pogba si lojtarin më të rëndësishëm për Barcelonën e sezonit tjetër, dhe se është gati të përmbushë dëshirat e arkës së bardhezinjve, për afrimin e tij tek katalonasit. Braida do të kërkojë nga drejtuesit e Juventus që të jenë skuadra e parë që do të njoftohet, kur ata do ta vendosin lojtarin në tregun e transferimeve. Barcelona është gati të derdhë që tani një pjesë të parave që kërkohen nga Juve për Pogba, i cili vlerësohet në rreth 80 mln euro, që të sigurojë shërbimet e tij në një të ardhme sa më të shpejtë.
KOHA JONË SONDAZH

