Barcelona arrin akordin me Leeds për Raphinha-n

Barcelona dhe Leeds kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Raphinhas. Bisedimet kishin ngecur për disa ditë pasi skuadra e Premier League priste një ofertë zyrtare nga Blaugrana dhe ata po kërkonin garanci për pagesat përpara se të pranonin ofertën.

Katalanasit kishin përgatitur një ofertë që besohet të jetë 55 milionë euro plus 20 milionë shtesë të lidhura me performancën, duke barazuar ofertën e bërë nga skuadra e Chelsea-t deri më tani.

Negociatat mes Leeds dhe Barcelonës po shkojnë në rrugën e mbarë, teksa shumë shpejt mund të vijë dhe zyrtarizimi i kësaj lëvizje të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?