Barcelona arrin akordin me “Spotify”, ndryshon dhe emri i stadiumit

Barcelona ka gjetur akordin për sponsorin e saj të ri. Klubi katalanas ka rënë dakord që në fanellën e saj të vendoset emri i Spotify.

Gjiganti i transmetimit të muzikës do të zëvendësojë Rakuten që nuk do të ketë më marrëveshje me Barcelonën si sponsor zyrtare. Spotify do të jetë sponsori për ekipin e meshkujve dhe të femrave.

Për sa i përket shifrave, të dyja kompanitë po flasin për një shifër mjaft të lartë. 280 milionë euro për tre vite do të paguajë Spotify te Barcelona. Ndërkohë që edhe stadiumi i ri i katalanasve do të marrë emrin e sponsorit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?