Barcelona arrin akordin me yllin e mbrojtjes së Chelsea-t

Barcelona ka gati goditjen e parë për merkaton e verës teksa mediat spanjolle raportojnë se katalanasit kanë arritur akordin me Cesar Azpilicuetën nga Chelsea.

Mbrojtësi ishte nën shënjestrën e Barçës prej më shumë se një viti, por vetëm këtë sezon është arritur një marrëveshje.

32-vjeçari do të përfitojë një pagë të majme prej 13 milionë euro në sezon, ndërsa trajneri Xavi Hernandes mund t’i gëzohet eksperiencës së Azpilicuetës në repartin difensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi anësor mbyll pas një dekade aventurën me Chelsea ku u shndërrua në kapiten ndërsa fitoi edhe trofe të rëndësishëm si Premier League dhe Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?