Barcelona befason Conten, pranë transferimit të “bishës” së Wolves

Dukej gjithçka e kryer për transferimin e Adama Traore te Tottenham, por zhvillimet e fundit kanë befasuar ekipin e Contes. Futbollisti me pasaportë spanjolle, është shumë pranë një rikthimi te skuadra e Barcelonës, ekip në të cilin ka luajtur me moshat.

“Spursat” ofruan 25 milionë euro nga 30 që kishte kërkuar Wolves. Palët ishin pranë një marrëveshje, por dëshira e lojtarit për të luajtur me Barcelonën do të jetë vendimtar për këtë lëvizje.

Barcelona mund të përdorur formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit, pasi nuk i ka kushtet ekonomike për të bërë lëvizje të tillë në merkato. Gjithsesi vendimtare do të jetë dhe e ardhmja e Dembele, i cili për momentin ka bllokuar transferimet e katalanasve. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?