Barcelona befason Juventusin, takim sekret me agjentin e mbrojtësit që kërkon “Zonja”

Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet me goditjet me kosto zero në merkato. Klubi katlanas së fundmi ka takuar menaxherët e qendërmbrojtësit Antio Rudiger për të negociuar në lidhje me rrogën e lojtarit në rast të një transferimit të mundshëm në Katalonjë.

Ish-mbrojtësi i Roma-s është një nga objektivat kryesorë të Juventus-it për sezonin e ardhshëm, teksa është arritur dhe një marrëveshje paraprake sipas mediave italiane.

Barcelona ka prenotuar Christensen për sezonin e ardhshëm, por kërkon që të marrë dhe qendërmbrojtësin tjetër, Rudiger. Sipas Sky Sports, takimi sekret është zhvilluar në hotelin The Barcelona Edition, dhe ka zgjatur pothuajse tre orë. Në rast të arritjes së një marrëveshje, do të ishte goditja e tretë me kosto zero për spanjollët pas Christensen dhe Kessie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?