Barcelona bën detyrën ndaj Shakhtar, Feyenoord mund Lazion e Hysajt
Barcelona hedh një hap drejt kualifikimit për në fazën me eliminim direkt në Champions League. Skuadra e Xavit mori një fitore 2-1 ndaj Shakhtar Donesk dhe tashmë kryeson me pikë të plota, 9.
Edhe pse me mungesa të shumta, ndeshja do të zgjidhej që në 45 minutat e pra. Ferran Torres dhe Fermin Lopez ishin autorët e golave për spanjollët. Në krahun tjetër Sudakov hapi ndeshjen në minutën e 62-të, por skuadra ukrainase nuk mundi të shënonte një tjetër gol.
Lazio pësoi një humbje 3-1 në transfertën ndaj Feyenoord. Skuadra holandeze tregoi forcën e saj në shtëpi. Gimenez dhe Zerrouki shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën do të shënonte sërish Santiago Gimenez. Golin e vetëm për ekipin e Sarrit të shënoi Pedri në minutën e 83-të. Hysaj ishte titullar, por nuk mundi të linte gjurmë./R.Lika-Koha Jonë/