Barcelona bën gati 15 milionë euro për mbrojtësin e City-it
Barcelona do të tentojë me një ofertë prej 15 milionë euro për Eric Gardcia në ditët në vijim, pasi mbrojtësi ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Manchester City-in.
Skuadra katalanase e ka në krye të listës së dëshirave në merkato mbrojtësin 19-vjeçar, i cili ka edhe vetëm një sezon nën kontratë në “Etihad Stadium”.
Ekipi i Setien nuk kërkon që të humbasë një talent spanjoll, i cili ka shumë prespektivë për të ardhmen, ndaj dhe o nxiton për të mbyllur marrëveshjen. Transferimi pritet që të mbyllet pas ndeshjes ndaj Napolit. /R.Lika-Koha Jone/