Barcelona bën gati 250 milionë euro investim për të rrëmbyer Haaland
Barcelona është gati të bëjë një çmenduri ekonomike për të afruar Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez që bashkë me Mbappe, është një nga më të kërkuarit në botë.
Sipas mediave spanjolle, i gjithë operacioni pritet të kushtojë 250 milionë euro. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola synon që të vendosë për të ardhmen e bomberit brenda marsit dhe pret ofertat nga klubet më të rëndësishme të kontinentit.
Barcelona është e gatshme që të shpenzojë shifra astronomike për të sjellë në Katalonjë sulmuesin e Dortmundit.
KOHA JONË SONDAZH

