Barcelona bën gati ofertën për të rrëmbyer Lewandowskin nga Bayerni
Robert Lewandowski po mendon për herë të parë largimin nga skuadra e Bayernit. E ardhmja duket se do të jetë te skuadra e Barcelonës, që ka qenë me aktive në jaht e fundit.
“Marca” shkruan se ka patur një takim mes drejtorit të klubit spanjoll Mateu Alemany dhe agjentit të lojtarit Pini Zahavi të mërkurën.
Alemany i ka bërë të ditur agjentit se Barcelona është e gatshme të paguajë 35 milionë eurot që Bayerni kërkon për kartonin e lojtarit. Për Lewandowskin është gati një kontratë 2-vjeçare me opsionin për një vit të tretë.
Klubi gjerman nuk është dorëzuar dhe pritet që të mërkurën të ketë një takim mes drejtuesve të Bayernit dhe Pini Zahavit.
KOHA JONË SONDAZH

