Barcelona bën gati planin e madh për rikthimin e Neymar-it

Barcelona është gati për të rihapur serialin për afrimin e Neymarit duke filluar bisedimet në janar, por transferimi mund të mbyllet në verë. Katalanasit kanë nisur të mendojnë përforcimet dhe nëse braziliani do të jetë në formën aktuale, do të ishte zgjedhja e duhur.

Gjithsesi, PSG nuk ka ndërmend të ulë vlerën e yllit të tyre, për të cilin Barcelona duhet të derdh 180 milion euro në arkat e parisienëve. Philippe Coutinho është një faktor kyç që mund të ndikojë në rikthimin e brazilianit.

Sulmuesi i Bayern, po shkëlqen në Gjermani dhe nëse do të shitet përfundimisht te bavarezët ose në një klub tjetër, Barcelona do të gjeneronte mjaftueshëm të ardhura për të realizuar transferimin e shumë dëshiruar të Neymar.

 

SHKARKO APP