Barcelona bën gati revolucionin, nxjerr në shitje Griezmann
Barcelona pendohet shumë shpejt për blerjen e Antonie Griezmann, verën e kaluar nga Atletico Madrid. Klubi balugrana investoi 120 milionë euro për francezin, por rendimentin e tij nuk ka qenë aspak konstant. Në këto kushte, sikurse njofton e përditshmja katalane “Sport”, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Spanjës janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për sulmuesin.
Synimi është që kthehet pjesa më e madhe e parave të investuara për të, por sigurisht edhe çlirimi nga paga shumë e lartë që përfiton francezi. Në fakt, që në fillim ka patur diskutime për blerjen e Grizemann, pasi te Barcelona futbollistët dhe pjesa më e madhe e opinionit ishin të bindur se skuadra nuk kishte nevojë për një lojtar me karakteristikat e tij.
Klube si Manchester United, PSG apo Arsenali janë të gatshme që ta transferojnë gjatë kësaj vere, por Barcelona do të kërkojë të paktën 100 milionë euro, që të mund t’i investojë më pas për Lautaro Martinez.