Barcelona blindon kreun, fiton lehtësisht ndaj Bilbaos (VIDEO)
Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet në La Liga. Skuadra katalanase ka fituar 2-0 sfidën e javës së 29-të ndaj Atletik Bilbaos duke blinduar vendin e parë.
Blaugranët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 8-të me Alkacer, i cili mori një top nga Zhordi Alba. Pozicioni i mbrojtësit në fakt ishte jashtë loje, por nuk u pa nga arbitri anësor.
Në minutën e 30-të, ishte Lionel Mesi që realizoi golin e dytë, ndërkohë që ndeshja më pas u administrua qetësisht. Blaugranët ngjiten në kuotën e 75 pikëve, 11 më shumë se Atletiko. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

