Barcelona blindon yllin e mbrojtjes deri në vitin 2030

Jules Koundé do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Barcelonës për shumë vite të tjera. Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, drejtuesit blaugrana kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së mbrojtësit francez, i cili do të firmosë deri në verën e vitit 2030.

Ka një marrëveshje totale mes klubit katalanas dhe përfaqësuesve të lojtarit, tani pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi.

Koundé ishte një nga protagonistët kryesorë të sezonit të kaluar dhe Barcelona ka vendosur ta blindojë, duke konfirmuar besimin maksimal te ai për të ardhmen e mbrojtjes së ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?