Barcelona dhuron spektakël, fiton me “poker” ndaj Atletico Madrid (VIDEO)

Barcelona rikthehet të dhurojë spektakël në La Liga, duke marrë një fitore të madhe 4-2 ndaj Atletico Madrid. Ndeshja do të niste më mirë për madrilenët që kaluan të parët na avantazh me Carrasco.

Skuadra e Xavit do të kundërpërgjigjej mjaft mirë duke shënuar dy gola të bukur me Jordi Alba-n dhe Gavin. Debutim fantastik dhe për Traore që dha asistin në golin e dytë.

Barcelona luan mirë dhe shënon dhe dy gola të tjerë me Arauju dhe Dani Alves, ndërkohë që në krahun tjetër la shenjë Luis Suarez. Dani Alves u ndëshkua me karton të kuq. Barcelona ngjitet në vendin e katërt me 38 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?