Barcelona dhuron spektakël me “manita” kundër Betisit
Barcelona dhuroi spektakël në javën e 15-të të La Ligës, duke triumfuar 5-3 ndaj Real Betisit në “Benito Villamarín”. Ndeshja nisi me avantazhin e vendasve, teksa Antony shënoi në minutën e 6-të, por katalanasit reaguan me forcë dhe e përmbysën rezultatin falë një Ferran Torresi të pandalshëm.
Sulmuesi spanjoll realizoi një tripletë brenda pjesës së parë, duke shënuar në minutat 11’, 13’ dhe 40’. Në listën e golashënuesve u shtuan edhe talenti Lamine Yamal, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 59-të, si dhe sulmuesi i ri suedez Bardghji, autor i golit të tretë në minutën e 31-të.
Betisi tentoi të qëndronte në lojë, por Barcelona dominoi duelin dhe menaxhoi pa probleme rezultatin, duke siguruar një fitore të rëndësishme në garën për kreun.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Villarreal mundi 2-0 Getafen, ndërsa Alavés mposhti 1-0 Real Sociedadin.
KOHA JONË SONDAZH

