FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona do padisë PSG nëse merr Neymar

E ardhmja e yllit brazilian Neymar çdo ditë e më shumë po shkon drejt francezëve të PSG dhe në një situatë të tillë, Barcelona po “lëviz të gjithë gurët” për të mos e humbur lojtarin.

Së fundmi, Barcelona po shqyrton mundësinë e denoncimit të PSG-së në UEFA, pasi këta të fundit janë shprehur të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 222 milionë euro për transferimin e Neymar, raporton AS. Barcelona pritet të bëjë prezente pranë UEFA-s denoncimin se Parisi nuk po respekton “fair play”-in financiar të vendosur nga organi më i lartë i futbollit.

Megjithatë, e ardhmja e Neymar duket larg Barcelonës. Së fundmi, ai u përfshi edhe në një sherr gjatë stërvitjes me shokun e tij të skuadrës, Semedo, duke braktisur edhe stërvitjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?