Barcelona do të luajë një nga ndeshjet e kampionatit në SHBA
Barcelona dhe Villarreal do të bëjnë histori këtë sezon, pasi do të përballen në ndeshjen e parë të La Ligës të zhvilluar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka miratuar planin e La Ligës për zhvendosjen e sfidës në Miami, Florida.
Megjithatë, për realizimin e plotë të këtij projekti nevojitet ende miratimi i FIFA-s, UEFA-s, si dhe i federatës dhe konfederatës pritëse – US Soccer dhe CONCACAF.
Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të luhej në stadiumin e Villarrealit, Estadio de la Cerámica, më 21 dhjetor. Me ndryshimin e propozuar, ajo do të zhvillohet në stadiumin “Hard Rock” – shtëpia e ekipit të NFL-së, Miami Dolphins.
KOHA JONË SONDAZH

