Barcelona e Flick thyen rekordin historik të Luis Enrique, 23 ndeshje pa humbje
Barcelona po kalon një formë spektakolare në sezonin 2024-2025, duke regjistruar 23 ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, një rekord i ri në historinë e klubit, që kalon edhe serinë e famshme të vitit 2016 nën drejtimin e Luis Enrique (22 ndeshje).
Fitorja 4-0 ndaj Borussia Dortmundit në çerekfinalet e Champions League i dha skuadrës së Hansi Flick një tjetër moment historik. Që nga 21 dhjetori 2024, Barça ka regjistruar 19 fitore dhe 4 barazime, me 71 gola të shënuar dhe vetëm 21 të pësuar.
Ecuria përfshin ndeshje të La Ligas, Champions League, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës. Seria filloi më 3 janar 2025 ndaj Barbastro (0-4), ndërsa vetëm katër ekipe kanë arritur të shmangin humbjen.
Ndër fitoret më të spikatura është triumfi 5-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës. Barcelona e Flick ka tejkaluar zyrtarisht fillimin më të mirë të vitit në historinë e klubit, duke lënë pas edhe skuadrën legjendare të vitit 2016. /Koha Jonë/
