Barcelona e ka gjetur trajnerin e ri, zyrtarizimi është çështje orësh

Barcelona është duke kaluar një nga momentet më të vështira të viteve të fundit pas turpërimit 8-2 në Champions League nga Bayerni.  Mbledhja e jashtëzakonshme e bordit sportiv, ishte formaliteti për të larguar trajnerin Quique Setien, i emëruar në mënyrë surprizë gjatë janarit të kaluar. Projekti i ri do të nisë me Ronald Koeman, një prej yjeve të së kaluarës te katalanasit dhe aktualisht trajner i përfaqësueses holandeze.

Tekniku holandez ka zbarkuar që të dielën në aeroportin e Barcelonës, teksa zyrtarizimi i tij do të bëhet në ditët në vijim. Fillimisht ai duhet të zgjidhë kontratën që ka me “Portokallinjtë” dhe më pas të firmos me klubin blaugrana. Për të do të jetë një rikthim te klubi katalanas, pasi ka qenë futbollistë në këtë skuadër nga viti 1989 deri më 1995.

Report: Koeman to replace Setien as Barcelona manager

SHKARKO APP