Barcelona e mbyll me “manita” sezonin, Messi me dopietë (VIDEO)

Barcelona e mbyll me “manita” sezonin 2019-2020 në La Liga. Skuadra e Setien shkatërroi 5-0 Alaves, duke marrë 82 pikë pas 38-javësh. Një ndeshje për t’u evidentuar edhe për Lionel Messin, i cili shënoi plotë dy gola. Në minutën e 24-t, Ansu Fati do të realizonte brenda zonës duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes vendase.

10 minuta më pas do të vinte radha e Messit për të shënuar pas një asisti të talentit Puig. Në fundin e fraksionit të parë, edhe Suarez do të realizonte, ndërkohë që në pjesën e dytë Nelson Semedo realizoi golin e 4-0. Në minutat e fundit një aksion i zakonshëm i Jordi Albas në krahun e majtë, sjell një pasim për Messin, i cili brenda zonës do të shënonte golin e 25-të në këtë sezon në La Liga.

Mbyllet në këtë mënyrë kampionati për katalanasit që nuk janë aspak të kënaqur me faktin se këtë sezon u dorëzuan përballë Realit të Zidane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP