Barcelona e pamëshirshme, luan tenis ndaj Xhironës (VIDEO)
Barcelona është e pamëshirshëm në ndeshjen e javës së 25-të ndaj Xhironës. Skuadra e Valverdes ka fituar 6-1 duke konsilinduar pozitat në krye të renditjes.
Katalanasit u befasuan që në minutën e 3-të, teksa Portu realizoi golin e avantazhit. Reagimi i bluagranëve është menjëhershëm, teksa pas dy minutash Suarez vendos baraspeshën. Barcelona nuk ndalet këtu, pasi Mesi do të realizonte dy gola në pjesën e parë, fillimisht me një lëvizje të bukur në zonë dhe më pas nga një goditje dënimi.
Në fundin e pjesës së parë Suarez shënoi golin e katërt, ndërkohë që në pjesën e dytë Kutinjo dhe Suarez mbyllën llogaritë e kësaj ndeshje. Suarez me këtë tripletë ngjitet në kuotën e 20 golave, dy më pak se Mesi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

