Barcelona është ekip “dembel”, vrapuan 16.6 km më pak ndaj Slavias
Barcelona po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit. Një nga problemet kryesore lidhet me lojën e treguar, por mbi të gjitha për faktin që është skuadra që vrapon më pak se të gjithë rivalët. Krahasimi me ekipet e tjera është i frikshëm, pasi në ndeshjen ndaj Slavias së Pragës, çekët kanë bërë 66.4 kilometra më shumë se katalanasit.
Skuadra e Valverdes mesatarisht bën 105.1 kilometra në një ndeshje ose 420.4 në 4 duelet, ndërkohë që lojtarët e Slavias kanë bërë në total 121.7 kilometra në sfidën e fundit dhe 486.8 në total. Në ndeshjen më të mirë në këtë sezon, blaugranët kanë vrapuar 111 kilometra, 10.6 më shumë se në duelin e fundit.
Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, pasi rivalët bënë shumë më tepër 125.3. Krahasimi me rivalët e tjerë në grupin ku bëjnë pjesë, janë edhe më negative. Interi është skuadra që ka vrapuar më shumë pas 4 ndeshjeve 459 kilometra, e ndjekur nga Dortmundi 455, teksa verdhezinjtë kanë vrapuar 35 km më shumë se blaugranët deri më tani. /R.Lika-Koha Jone/