Barcelona është “makineri golash” me Flick, 124 në 40 ndeshje këtë sezon

Barcelona e Hansi Flick është shndërruar në një makineri të vërtetë golash. Katalanasit kanë arritur shifra mbresëlënëse, duke u renditur ndër skuadrat më efikase jo vetëm në Spanjë, por edhe më gjerë. Brenda një jave, ata kanë shënuar plot 8 gola, duke arritur gjithsej 124 gola në 40 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet, duke u regjistruar një mesatare prej pak më shumë se 3 gola për ndeshje.

Në krahasim me sezonin 2011-2012 kur në krye të Barcelonës Pep Guardiolës, që shënoi 190 gola, skuadra e Hansi Flick është ende larg këtij rekord të madh, por shifrat janë gjithsesi mbresëlënëse. Në këtë sezon, katalanasit kanë realizuar 4 gola kundër Girona, Bayern, Atlético dhe Real Sociedad, dhe 5 gola në ndeshje të tjera si Villarreal, Young Boys, Sevilla, Red Star, Mallorca, Real Madrid, Betis dhe Benfica.

Më të spikatura janë fitorja 7-0 ndaj Valladolid dhe Valencia-s, të cilët u mundën me rezultat të thellë. Me shumë ndeshje ende përpara, Barcelona duket se është në rrugë për të vendosur një rekord të jashtëzakonshëm që mund të jetë i vështirë për t’u thyer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Barcelona është “makineri golash” me Flick, 124 në 40 ndeshje këtë sezon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?