Barcelona fikson shifrën që do të investojë për të rrëmbyer Lewandowskin
Barcelona ka fiksuar buxhetin prej 30-35 milionë eurosh që do të shpenzojë për të arritur të transferimi i Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak ka kontratë me ekipin e Bayernit deri në vitin 2023, por nuk do të rinovojë kontratën.
Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën blaugrana, por më parë duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e ekipit bavarez për ta lënë të lirë.
Katalanasit nuk janë të gatshëm që të shkojnë më shumë se një ofertë prej 35 milionë eurosh. Lewandowski nga ana tjetër për këtë lëvizje do të sakrifikojë edhe pagën e tij, pasi nga 22 milionë euro në sezon, do të përfitojë 16 milionë euro për të luajtur me fanellën blaugrana. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

