Barcelona fillon stërvitjet me Koeman, Messi vijon të mungojë
Lionel Messi mungoi ndërsa Barcelona filloi stërvitjet për sezonin e ardhshëm nën menaxherin e ri Ronald Koeman. Barcelona ka filluar stërvitjen nën trajnerin e ri holandez, por siç pritej, sulmuesi argjentinas nuk mori pjesë.
Messi nuk u kthye së bashku me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës për fillimin e trajnimit para-sezonal të hënën, pasi refuzoi të marrë një test PCR për COVID-19 të dielën.
Vendimi i Messi është një hap tjetër në planin e tij për të lënë klubin ku ai ka kaluar 20 vjetët e fundit, me sulmuesin dhe këshilltarët e tij që mbajnë qëndrimin se kontrata e tij me Barcelona e lejon atë të largohet nga Camp Nou në një transferim falas këtë verë. La Liga mbështeti Barcelonën, duke thënë se kushdo që dëshiron ta blejë Messin, do të duhet të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 700 milionë eurosh.
Largimi i mundshëm i emrit më të madh do të ndikojë që La Liga të humbasë terren ndaj Premier Ligës, veçanërisht nëse Messi kalon në Manchester City dhe do ta bëjë më të vështirë kërkimin e tarifave të larta për të drejtat televizive.