Barcelona fiton gjyqin me Neymar, braziliani duhet të paguajë 6.7 mln euro
Barcelona ka arritur që të fitojë gjyqin ndaj Neymar, në lidhje me bonusin e besnikërisë, që ishte pretenduar nga futbollisti brazilian. Ylli aktual i PSG kishte kërkuar 43.6 milionë euro si shpërblim para transferimit te parizienët në vitin 2017.
Gjithsesi Gjykata në fakt nuk i ka dhënë të drejtë sulmuesit, por ekipit katalanas. Neymar duhet të paguajë 6.7 milionë euro si dëmshpërblim.
Klubi bluagrana ka publikuar vendimin e marrë këtë të premte. Në javët e fundit është folur edhe për një rikthim të Neymar në “Camp Nou”, teksa kjo gjobë me siguri që do të prishej nëse gjithçka do realizohej. /R.Lika-Koha Jone/