Barcelona fiton gjyqin në TAS ndaj Santosit për transferimin e Neymar

Barcelona ka arritur një fitore të madhe gjyqësore. TAS ka hedhur poshtë pretendimet e skuadrës së Santosit për të marrë një dëmshpërblim nga katalanasit në shumën e 61,295,000 euro, për transferimin e Neymar.

Gjykata vendosi që kontrata midis lojtarit dhe klubit Paulista ishte ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë dhe se Barça nuk bëri asnjë shkelje duke paguar një tarifë shtesë për babanë e lojtarit dhe klubin e tij.

Tashmë katalanasit lehtësohen disi në aspektin ekonomik, teksa nuk do të heqin dorë nga 60 milionë euro sa ishte dhe shumë e parashikuar për dëmshpërblim. Paratë tashmë mund të përdoren nga klubi për rindërtimin e skuadrës në merkato, ku kërkohen emra të rëndësishëm. Njëri prej tyre është edhe vetë braziliani, i cili ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “Camp Nou”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP