Barcelona fiton me lehtësi ndaj Valladolid, Messi shënon gol dhe jep asist (VIDEO)

Barcelona rikthehet te fitoret dhe e mbyll në mënyrën më të mirë vitin 2020. Skuadra katalanase triumfoi 3-0 në transfertën ndaj Valladolid.

Ishte një ndeshje shumë e mirë për Lionel Messin, që shërbeu asist në minutën e 21-të për Lenglet. Më pas u bë protagonist në aksionin ku u shënua goli i dytë nga Martin Braithwaite.

Ndërkohë në minutën e 65-të, argjentinasi gjeti vetë rrugën e rrjetës, duke i dhënë 3 pikët e radhës katalanasve. Barcelona për momentin renditet në vendin e 5-të me 24 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?