Barcelona fiton 5-2 ndaj Realit dhe rrëmben Superkupën e Spanjës

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës, duke marrë një fitore spektakolare 5-2 ndaj Real Madridit në Arabinë Saudite. Skuadra e Ancelottit e nisi në mënyrë fantastike ndeshje, pasi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 5-të me Kylian Mbappe me një kundërsulm perfekt.

Në të njëjtën mënyrë do të kundërpërgjigjej edhe Yamal në minutën e 22-të. Barcelona nuk u mjaftua me kaq, pasi shënoi dhe 3 gola të tjerë në pjesën e parë. Lewandowski me penallti, Raphinha dhe Balde ishin autorët e golave.

Në fillimin e pjesës së dytë, Raphinha shënoi golin e pestë, ndërkohë që Szczesny mendoi të rihapte sfidën pak minuta më pas duke u ndëshkuar me karton të kuq. Rodrygo shënoi menjëherë për Realin, por më pas nuk arritën që të shënonin gola të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona fiton për herë të 15-të Superkupën e Spanjës, teksa është trofeu i parë i Hansi Flick nën udhëheqjen e ekipit katalanas. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?