Barcelona fiton me poker ndaj Celta Vigos, Lewandowski shkëlqen me tripletë

Barcelona më në fund i doli përballë mallkimit të Celta Vigos dhe u kthye nga Balaídos me një fitore plot ritëm 2-4, një sfidë që duket sikur u shpalos në ngjyrën e Lewandowskit, autor i një triolete fantastike.

Në minutën e 9-të, Lewandowski shënoi nga penalltia, e fituar pas prekjes me dorë të topit brenda zonës gjatë goditjes së Fermin Lopez. Ndeshja u ndez pas një kundërsulmi tw shpejtë tw vendasve, finalizuar pastër nga Sergio Carreira, duke rivendosur ekuilibrin.

Barcelona rifitoi ritmin në minutën e 37-të. Rashford përgatiti një top të qepur për Lewandowskin, i cili fluturoi mbi mbrojtjen dhe e dërgoi sferën në rrjetë me kokë. Por edhe Celta kishte fjalën e vet. Borja Iglesias tundoi portën e Szczesny-t me një goditje të fuqishme dhe e bëri 2-2 në të 43-tën. Para se pjesa e parë të ulte siparin, Lamine Yamal përfitoi nga një top i lirë në zonë dhe riktheu avantazhin për katalanasit. Pushimi i gjeti miqtë përpara 2-3.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 73-të, Lewandowski plotësoi veprën e tij me golin e tretë personal, sërish me kokë, pas një këndi të servirur me kujdes nga Rashford. Barcelona kontrolloi lojën deri në fund, edhe pse De Jong u largua me karton të kuq pas dy të verdhave. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vend të dytë në La Liga me 28 pikë, duke qëndruar në gjurmët e Real Madridit që kryeson.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?