Barcelona fiton me poker ndaj Osasunës dhe blindon vendin në zonën Champions (VIDEO)
Barcelona vijon formën fantastike në La Liga, teksa mbrëmjen e sotme ka fituar me lehtësi 4-0 ndaj Osasunës. Skuadra e Xavit e zgjidhi ndeshjen në fakt vetëm për 27 minuta lojë.
Ferran Torres me dy gola, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë dhe Aubameyang i dhanë avantazhin që i dha qetësinë e duhur ekipit blaugrana. Në fraksionin e dytë Riqui Puig vulosi suksesin e radhës.
Barcelona ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, po aq sa Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

