Barcelona fiton me vuajtje ndaj Valladolid dhe mban gjallë shpresat për titull (VIDEO)

Barcelona vijon që të vuajë në kampionat, por sërish ka dalë nga fusha me një fitore minimale. Skuadra e Setien mundi minimalisht 1-0 Valladolid në duelin e vlefshëm për javën e 36-të, duke mbajtur ende gjallë shpresat për titull.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arturo Vidal në minutën e 15-të me një goditje të fortë në hyrje të zonës pas një kordinimi perfekt. Në fraksionin e dytë Valladolid kërkoi me ngulm barazimin, por fati nuk ishte në anën e tyre, teksa Ter Stegen i tha në dy raste “jo” vendasve.

Messi sërish nuk mundi të shënonte, por dha asistin në rastin e golit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP