Barcelona fiton ndaj Celta Vigos, por Araujos i bie të fikët në fushë dhe del me ambulancë (VIDEO)
Barcelona blindon vendin e dytë në La Liga, duke marrë një fitore 3-1 në “Camp Nou” ndaj Celta Vigos. Rezultati i kësaj ndeshjeje në fakt, kaloi në plan të dytë për shkak të dëmtimit të rëndë të Araujos, i cili u përplas kokë më kokë me shokun e tij të skuadrës, Gavi. Ky episod ndodhi në minutën e 61-të dhe për çudi, mbrojtësi uuguaian në momentet e para pas përplasjes tentoi të vijonte lojën, por më pas u shtri në tokë pa ndjenja.
Stafi mjekësor i Barcelonës i shkoi menjëherë në ndihmë, por si për ironi të fatit pati për disa minuta pati edhe bllokim të barelës në momentin kur po futej në autoambulancë. Pas rreth shtatë minutash nga momenti i dëmtimit, Araujo u dërgua menjëherë në spital, por t’u mbajtur në kontroll dhe për të kryer ekzaminime të mëtejshme.
Sa i përket duelit katalanasit në fakt e zgjidhën ndeshjen që në fraksionin e parë duke shënuar dy gola me Depay dhe Aubameyang. Në fillimin e pjesës së dytë do të ishte sërish ish-sulmuesi i Arsenalit që do të shënonte golin e tretë dhe të dytin personal. Ndërkohë Iago Aspas shënoi golin e nderit pas një gabim në zonën e ekipit blaugrana. Barcelona tashmë ngjitet në kuotën e 72 pikë, 7 më shumë se Sevilla.
KOHA JONË SONDAZH

