Barcelona fiton ndaj Sociedad dhe ngjitet në vendin e dytë, vendos goli i Aubameyang (VIDEO)

Barcelona hedh një hap drejt sigurimit të vendit në zonën Champions në sezonin e ardhshëm. Skuadra katalanase mori një fitore minimale 1-0 në transfertën ndaj Real Sociedad.

Goli i vetëm do të vinte në minutën e 10-të pas një aksioni të gjatë. Dembele do të ndalej vetëm nga shtylla, ndërkohë që në vijimin e aksionit Ferran Torres shërbeu për Aubameyang, i cili me portën gjysmë të boshatisur e shtyu topin në rrjetë.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 63 pikë, plotë 15 më pak se Reali kryesues, por dhe me një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?