Barcelona fiton titullin e 25-të në histori, Mesi tripletë (VIDEO)

Barcelona është zyrtarisht kampione e Spanjës për sezonin 2017/18. Blaugranët kanë fituar me vështirësi 4-2 ndaj Deportivos në transfertë.

Kutinjo hapi serinë e golave në minutën e 7-të, ndërkohë që Mesi dyfishi shifrat në minutën e 38-të. Perez shkurtoi diferencat pas dy minutash, ndërkohë që pjesën e dytë Çolak barazoi rezultatin. Gjithsesi “pleshti” nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi shënoi dhe dy gola të tjerë brenda 3 minutash, duke kompletuar tripletën personale.

Barcelona në këtë mënyrë ka festuar fitimin e kampionatit të 25 në historinë e saj. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?