Barcelona fitore dramatike ndaj Levantes, “i nderon” De Jong në shtesë (VIDEO)

Barcelona ka triumfuar 3-2 në një ndeshje dramatike kundër Levante dhe ngjitet sërish në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Sevillan.  45 minutat e para u mbyllën pa gol, kurse e dyta nisi me një penallti në favor të Levante. Morales u tregua i saktë dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh. Katër minuta më pas pati një tjetër penallti dhe këtë herë goditi Roger Marti.

Portieri gjerman e ndali dhe e mbajti në lojë Barcelonën, që arriti shumë shpejt të barazonte me Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni nuk fali me një goditje me kokë brenda zone. Katalanasit morën zemër me Pedrin që do të kalonte në avantazh skuadrën e Xavi.

Penalltitë në këtë ndeshje nuk kishin mbaruar dhe sërish u akordua një për Levante, që e ktheu në gol Melero dhe sfida u barazua në 2-2. Barcelona nuk u dorëzua dhe në shtesë Luuk de Jong ndëshkoi vendasit dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?