Barcelona fitore me vuajtje ndaj Getafes, arratiset në krye (VIDEO)

Barcelona merr 3 pikë shumë të rëndësishme në javën e 18-të ndaj Getafes duke përfituar në mënyrën më të mirë nga ndalesa e rivalëve në kampionat. Skuadra e Valverdes triumfoi 2-1 në transfertë, në një ndeshje që rezultoi më e vështirë së pritshmëritë.

Luis Suarez zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të me Lionel Messin, ndërkohë që 6 minuta nga fundi i pjesës së parë Suarez shënoi golin e dyfishimit të rezultatit. Vendasit zgjohen në fundin e kësaj pjese duke shkurtuar shifrat me Mata.

Do të ishte ky i fundi që humbi një shans të artë me portën e boshatisur në pjesën e dytë, por pa mundur që të barazojë shifrat. Barcelona me këtë fitore ruan kryesimin me 40 pikë, 5 më shumë se Atletico Madrid dhe 10 më shumë se Reali i vendit të pestë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?