Barcelona fitore spektakolare me “poker” ndaj Bayernit, triumfon dhe Interi e Liverpooli

Barcelona tregon forcën në superduelin ndaj Bayernit, duke arritur një fitore të thelë 4-1 në shtëpi. Ishte një duel që dhuroi emocione të shumta dhe gola veçanërisht në 45 minutat e para.

Raphinha zhbllokoi takimin që në minutën e parë, por Harry Kane do të barazonte. Gjithsesi Barcelona shënoi dy gola të tjerë me Lewandowskin dhe Raphinha-n. Për brazilianin ishte një mbrëmje magjike, pasi në pjesën e dytë shënoi golin e tretë personal.

Manchester City fitoi me lehtësi 5-0 ndaj Spartës së Pragës. Haland shënoi dopietë, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Foden, Stones dhe Nunes. Lille mori një tjetër fitore spektakolare 1-3 me përmbysje ndaj Atletico Madrid. Alvarez shënoi për vendasit, por Zhegrova do ta barazonte në pjesën e dytë, ndërkohë që David shënoi dy gola.

Interi fitoi me shumë vështirësi 1-0 ndaj Young Boys, vendosi një gol i Thuram në minutën e 93-të, ndërkohë që Liverpooli mposhti me të njëjtin rezultat Leipzig. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

 

SHKARKO APP