Barcelona fluturon edhe më lart, me “treshen e artë” (Foto)

Barcelona fluturon edhe më lart se në fushën e lojës. Gjatë  merkatos së dimrit, në kohë pauze të kampionati, lojtarët më të mirë katalanas kanë gjetur kohë të bëjnë një spot për sponsorin e klubit. “Qatar Airways”. Treshja e artë e Barcelonës,  Luis Suarez, Neymar e  Lionel Messi janë në qendër të këtij spoti. Por treshes sulmuese i është bashkuar produkteve “La Masia” edhe Gerard Pique e Andres Iniesta në një spot që zgjat 62 sekonda, mbi kompaninë ajrore që shtrihet në 140 destinacione të ndryshme të botës. Të shoqërua nga “Djemtë e Detit”, disa djem nga Katari, në video dëgjohet që ata të thonë se:  “Qatar Airways janë krenarë që presin në bord FC Barcelona dhe uron pushime të mbara për të gjithë.” Spoti është realizuar edhe në plazhe të ndryshme të Havait, apo Brazilit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?