Barcelona futet në garë për “dhëndrin shqiptar”, ka gati një ofertë tunduese
Karim Adeyemi në merkaton e verës mund të zgjedhë kalimin nga Borussia Dortmundn në kampionatin spanjoll.
Sulmuesi duket se është larg verdhezinjve, aty ku i ka marrë maksimumin skuadrës. Vlera e tij në treg sot është rreth 35 mln euro. Ai po mendon të provojë një aventurë të re.
Borussia Dortmund refuzoi disa oferta për të në verën që lamë pas. Chelsea, Milan, Roma, Juventus dhe Liverpool kanë shfaqur interes për të. Në garë, sipas Relevo dhe El Nacional, tashmë ka hyrë edhe Barcelona. Katalanasit janë gati të ofrojnë Ferran Torres në formë shkëmbimi.